Thursday, October 17, 2024
spot_img

Novosella thotë se gjyqtarët që dënonin shqiptarët, merrnin grada

Në një rrëfim Selatin Novosella, ka treguar se gjyqtari i cili e dënoi për herë të parë në vitin 1968 ishte Nazmi Juniku.

“Ishte kryetar i gjyqit të qarkut…jemi dënu me nga 5 vjet burg të rëndë…ata anë bërë gara kush po dënon njërin apo tjetrin”.

Sipas Novosellës të gjithë ata gjyqtarë që kanë dënuar shqiptarët avancoheshin.

“Të gjithë këta kanë marr grada”. Ai ka shtuar se ata kishin përfitime të ndryshme materiale përfshi banesa, pushime, etj.

Sa i përket Jusuf Karakushi, Novosella ka thënë se i kishte vends edhe revolen ballë me një moment.

“Ma vendosi revolen në kokë, ishin edhe udbashët e tjerë, 1 serb e 3 shqiptarë, natën. I veta këta kolegët e mi si po shkon puna me ty, më than kurqysh meqë spo pranon, na duhet me të lut e me të bind se Enver Hoxha atje me kon punu kundër sistemit të tij veq një plum ta kish dhënë”.

Ata punonin natën sa për të marr edhe honorare, pra me torturat që bonin ndaj rinisë së Kosovës, blinin edhe garderobë të shtrenjtë.

Si tortura të tmerrshme ndaj tij ishin kryesisht dy metoda ka thënë Novosella.

“Zakonisht thonin kësi hovi po ta dhamë një dozë me 30 copë, me 30 here pendrek… të rrëzonin në tokë, në shpinë, me i dath këpucët, me pshtet kokën për muri…një ta qitke këmbën në krahnor, një ta shkelte njërin gju…sadistat kanë qenë shqiptarët…tjetri ta shkelte gjunin tjetër dhe i katërti që ishte pak ma kryesadist tash të sillke këmbëve, her njërës herë tjetres… kur na qonin në qeli na i fusnin këmbët në një enë me ujë për mos me u aj. Qa ishte më e trishtueshmja që të nesermen të pritke e njëjta. Si duket tortura në tortur, e dinë veq ai që e ka provu”, ka thënë Novosella.

Ish i burgosuri politik, Selatin Novosella ka thënë se UDB-ashët shqiptarë në asnjë moment gjatë marrjes në pyetje të tij nuk kanë ra në biseda sepse kishin një sistem dhe po të bashkëbisedonin do të binin në “elemente humane”, përveq një rasti.

“Metush Sadiku që ishte totalisht injorant… në një dialog isha veq me të… nuk ka qenë shumë sadist më tha more Selatin nje herë je burgosë ke qenë fëmijë, heren e dytë je burgosë në ‘68-tën e ke lan nusen të fejume…e tash ish hera e tretë, tash e ke lan djalin sa kom marr vesh kah 20 muajsh dhe qiken kah 20 ditëshe… por kur kan hy ne dhomë eprorët e tij serb, ai ka kap pendrekun dhe ka ardh me një piskim idiotike, naive të një injoranti, qite doren… sma ka mshu shum, e vrejsha që i dhimsesha, është ky një moment njerëzor shuëm interesant… ka pasur momente të tilla por shumë të rralla”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit