spot_img
Thursday, December 26, 2024
spot_img

Hasani për mos certifikimin e Listës Serbe: Nuk mundesh një populli kushtetues me ia imponu përfaqësimin politik

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani komentoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme.

Ai vlerësoi se një qasje e tillë përjashtuese dëmton kohezionin social dhe parametrat e shtetësisë së Kosovës.

“Janë politizuar deri në absurd dhe deri në përmasa që janë përjashtuese, duke e prishur kohezivitetin social dhe për pasojë edhe parametrat themelorë të shtetësisë së Kosovës”, tha Hasani, duke shtuar se këto vendime duhet të bazohen në standarde profesionale dhe jo në kalkulime politike.

Ai tha se imponimi i përfaqësimit politik për komunitete të caktuara ka një çmim të lartë për shtetin.

“Nuk mundesh një popull kushtetues, siç është populli serb dhe komunitetet tjera, me ia imponu përfaqësimin politik”, u shpreh ai, duke e quajtur këtë praktikë të papranueshme.

Vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe ka nxitur reagime të ndryshme, përfshirë kritikën e ambasadës amerikane, e cila e cilësoi vendimin si të motivuar politikisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit