Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
”Rinia po ikë, Albin Kur’ti?” – ishte moto e këtij aksioni, i cili sipas PDK-së, mban përgjegjës Qeverinë Kurti për largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, kryesisht të rinj, në tri vitet e fundit.
”Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre. Rinia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Qeveri, e cila ka dështuar të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, duhet të jetë ajo e cila duhet të ikë në shtëpi”.