spot_img
Wednesday, December 25, 2024
spot_img

Azemi i LDK-së: Qeveria dështoi të sigurojë rrymë, na duhet centrali me gaz

Visar Azemi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ndaljeve të shpeshta të energjisë elektike nëpër shumë qytete të Kosovës.

Azemi ka thënë se Qeveria ka dështuar që të sigurojë rrymë për qytetarët e saj dhe se dështimi nuk është vetëm teknik por edhe politik.

Ai ka theksuar se Kosovë ka nevojë për një udhëheqje që di të planifikojë të ardhmen e jo për të improvizuar të tashmen.

“Çfarë ironie e hidhur: mënyra më e mirë që qeveria di t’iu urojë “mirëseardhje” mërgimtarëve, është duke i lënë në terr! Në çdo cep të Kosovës ka ndërprerje të energjisë elektrike. Kërkesa për energji është rritur ndjeshëm, ndërsa prodhimi ynë nuk mbulon as për së afërmi nevojën.”, ka shkruar Azemi.

Ai ka thënë se Kosova po detyrohet që të importojë energji nga jashtë me çmime stratosferike, duke u detyruar ose t’i rrisen tarifat ose të kufizojnë importin.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë është centrali me gaz, gjë që i nevojitet Kosovë urgjentisht.

“Rezultati? Të dyja skenarët rëndojnë mbi qytetarin! Për t’i dhënë fund kësaj spiraleje të pafund të krizave energjetike, duhet një zgjidhje e qartë dhe e qëndrueshme: ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike. Centrali me gaz, është zgjidhja që nevojitet urgjentisht. Kur qeveria dështon të sigurojë rrymë për qytetarët e vet, dështimi nuk është vetëm teknik, është politik! Kosova ka nevojë për udhëheqje që di të planifikojë për të ardhmen, jo për të improvizuar për të tashmen!”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit