spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Stradner thotë se Vulini do të vizitojë Rusinë mes paralajmërimeve për kaos në Kosovë

Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hënën, ka thënë se zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, do të qëndrojë në Rusi gjatë kësaj jave, pikërisht në kohën kur autoritetet serbe kanë paralajmëruar “kaos” në Kosovë.

“Vulini do të jetë në Moskë këtë javë për të takuar ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë, Sergei Shoigu… Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar kaos në Kosovë. E ndërkohë… revista zyrtare e MPJ-së ruse vazhdon të flasë për një konflikt në Ballkan”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për shtyp, ka thënë se pret që ura mbi lumin Ibër të “hapet dhunshëm” më 14 ose 15 gusht, derisa ka pretenduar njëkohësisht se për hapjen e urës do të angazhohen edhe “agjencitë e huaja” perëndimore, duke mos ofruar asnjë provë për këtë.

Stradner ka paralajmëruar më herët gjatë javës së kaluar në një intervistë për programin e “Radios Evropa e Lirë” në gjuhën serbe se së shpejti pritet një “raund i dytë” i përshkallëzimit të tensioneve në Kosovë, posaçërisht në pjesën veriore të territorit kosovar që banohet kryesisht me serbë etnikë.

Ndryshe, autoritetet kosovare veçse kanë nisur të kryejnë inspektime për hapjen e urës.

Para hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve, ekzekutivi kosovar synon të testojë “kapacitetin mbajtës të strukturës së urës” fillimisht.

Kosova e Serbia janë pajtuar për hapjen e urës në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit