Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë, si duket përveç serbëve ka acaruar edhe ndërkombëtarët, të cilët po kërkojnë që mos të merret ky vendim nga Qeveria e Kosovës, por të dialogohet në Bruksel me Serbinë.
Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të rihapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, dhe atë të veriut me shumicë serbe.
Si rezultat i kësaj autoritetet tona ditë më parë testuan fuqinë mbajtëse të urës mbi lumin Ibër, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.
E insistimi për hapjen e kësaj ure është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi.
Një gjë të tillë po e kërkon edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Një zyrtar i KFOR-it në një përgjigje se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen” në rast të hapjes së kësaj ure dhe largimit të pranisë së saj nga ura mbi lumin Ibër.
“Ne nuk do të spekulojmë për ndonjë skenar hipotetik. Qëndrimi ynë për këtë çështje ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Tutje KFOR ka theksuar se vazhdon të ketë një prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër.
“Misioni i KFOR-it mban një prani të përhershme në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet tutje në përgjigjen e KFOR-it.
Deklaratat e zëdhënësit të BE-së, i cili është prononcuar disa herë për këtë çështje i ka komentuar profesori dhe analisti politi Binak Maxharraj.
Ai thotë se Peter Stano hudhi në letër një shigjetë të mbushur plotë helm, me deklarimin se qëndrimi i BE-së është që ura e Ibrit mund të hapet vetëm përmes dialogut Kosovë-Serbi.
Por, kjo sipas tij, nuk do të ndodh kurrë, ndërsa shton se BE e bëri qëllimshëm këtë si një dhuratë për Serbinë.
Maxharraj thotë se, kjo është pabesia tradhtare e BE-së ndaj Kosovës.
“Nuk duhet habitur për këtë gjest idioteskt te BE, kur dihet se BE historikishte ishte dhe është në anën e Serbisë gjakatare dhe gjenocidiale, e kundër interesave të shqiptarëve e cila edhe ua glabëroi tokat dhe i dëboi nga trojet e tyre. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit e cila fuqishëm me fakte dhe argument tha se ura mbi lumin Ibër, nuk është dhe nuk mund të jetë çeshtje e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk guxon të ndodhë sepse përzierja e Serbisë ne çështjën e Urës prekë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, shprehet profesori.
Ai shton se hapja apo mos hapja e urës është çeshtje ekskluzive e Qeverisë dhe shtetit të Kosovës, dhe askush e as ndërkombëtarët nuk kanë të drejtë të përzihen në çeshtjet e brendshme të shtetit të Kosovës.
“Por sot bënë çudira nga përrallat e plakave edhe Ambasadorët e QUNT-it, famoz i cili u përzi në çeshtjën e hapjes apo te mos hapjes së urës mbi lumin Ibër. Ata turr e vrap si të çartur, në panik ia mësyen Qeverisë se Kosovës, e hapen derën me turrë dhe iu rrasën brenda kryeministrit Albin Kurti, sikur donin t’i thonin “çka po i pështjellë punët rreth hapjes se urës”, edhe pse këta ambasadorë të QUINT-it të gjorë sikur nuk e dinin Marrëvshjën e BE për hapjen e Urës qysh me 2 shkurt 2016”, shton ai.
Maxharraj pohon se e vërteta doli pas takimit të Kurtit me ta.
“Ambasadori Jeff Hovenier deklaroi se shtetet e QUINT-it në konsultim edhe me NATO-n nuk përkrahin asnjë ndërrim të statusit të urës së Ibrit. Më gjerësishtë ai deklaroi se: “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”. E tëpërt, e çuditshme skandaloze, sui generis kjo deklaratë e Hovenierit?!”, vlerëson Maxharraj.
Sipas tij, QUINT nuk i dolën zot Kosovës as për tagrat, as për dinarin, etj, por Kurti i bëri, kurse arsyetimi i tyre ishte se “duhet të konsultohemi, koordinohemi”, e ai koordinim nuk do te vinte kurrë.
“Më habit shumë qendrimi i Ambasadorit Jeff Hovenier, i cili është mjaftë stabil dhe parimor në krahasim me ambasadorin kukëll në Serbi Christoffer Hill, i cili hapatas ka dalë kundër pavarësisë së Kosovës, bile ai vitin e kaluar me rastin e përvjetorit të sulmit të NATO-s deklaroi se “ishte gabim bombardimi i Serbisë”, etj. Por, kjo deklaratë e Ambasodorit Hovenier për mos hapjen e Ures është e papranueshme dhe skandaloze, kur dihet vendimi në Marrëveshjen e 2 shkurtit 2016 për hapjen e urës të cilën e anashkaloi edhe vetë BE. Z. Ambasador urat janë lidhëse dhe jo ndarëse, urat i bashkojnë njerëzit dhe nuk i ndajnë, mu për këtë në gjithë botën e qytetëruar ndërtohen urat e mirëkuptimit të përbashkimit të njerëzve, por pse e veçuat vetëm Uren e Ibrit për hapjen e se cilës jo vetëm që e kërkonte qeveria e Kosovës por edhe vetë serbët atje në veri”, pyet ai.
Profesori pyet tutje se pse mbeti ura e mbyllur për kaq vite, kur e dini se ura nuk është dhe nuk mund të jetë çështje e Serbisë por është çështje e juridiksionit dhe ligjeve të Kosovës.
“Përzierja në hapjën e urës me pëlqimin edhe të QUINT-it i cenon të drejtat dhe liritë e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave. Nuk besojë që QUINT-i është kundër këtyre të drejtave, por pse e bënë e dinë vetëm ata, apo ndoshta këtë e bëtë nga frika e Ruse në Ballkan përmes vazalit të saj Serbisë. Nuk e di se mos hapja e Urës nga BE dhe QUINT-i a ka lidhje të imagjinueshme edhe me kufirin duke e pas parasysh kur me 2-3 shkurtë 2000 pra gati një vit pas çlirimit të Kosovës KFOR-i Frances, me UDB-n dhe bandat serbe të Vuçiqit vranë mbi 10 shqiptarë dhe i deportuan mbi 15.000 shqiptarë në Jug të Mitrovicës. Lidhur me këtë krim dhe gjenocid Ambasadrët e QUINT-it nuk u deklaruan asnjëherë, kurse për një grusht serb doni ta çonit krejtë botën në kembë, siç ishte rasti i dinarit i cili shkojë deri në KS të OKB”, pohon ai.
Prandaj, profesori thotë se nuk po e kutpon deklaratën e ambasadorit amerikan, se “kufiri është përtej Ibrit”.
“Kjo deklatarë nuk është e plotë, nuk është e përcakuar siç duhet se ku është kufiri midis Kosovës dhe Serbisë, ju deklaruat se ai është: “menjëherë pas Ibrit”, apo diku meë larg përtej Ibrit, apo ndoshta deri te Molla e Kuqi ku ishte para vitit 1878, por më tërheqjen e turqve nga ajo trevë, ata këtë territor gati sa Kosova ia lanë në dorë Serbisë që me ndihmën e Rusisë e bënë rrafsh me tokë, hi e shkrum, duke i bërë rafsh mbi 630 fshatra thjesht shqiptare duke e dëbuar popullatën e saj shqiptare në Turqi dhe në Kosovë ku edhe sot jetojnë si Muhaxhir. Të ju përkujtojë se në këtë vit pra, para vitit 1878 Krushumlia ishte 100% shqiptarë. Prokupla kishte mbi 70% shqiptarë, bile edhe në Nishin e sotëm jetonin mbi 50% shqiptarë. Se pra në çdo deklaratë të njerëzve publikë me funksione të larta duhet qartë të përcaktohet se ku është kufiri por ju nuk e përcakuat decidivisht se kufiri ësht në Jarinje dhe në Bërnjak kur deklaruat se ai është përtej lumit Ibër. Nuk e di se a ishte ky një llapsus apo i qellimshëm, apo hala më i dëshpruar jam me refuzimin e hapjes së urës. Kosova i ka kufijt ligjërisht të përcaktuar dhe çdo lëvizje e tyre e prekë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, përfundon Binak Maxharraj.
Kurse, vendet e QUINT-it pjesë e së cilit është Franca bashkë me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë, më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.
Ndryshe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pret hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, më 14 ose 15 gusht, si dhe instalimin e liderëve të rinj serbë në këtë vend nga agjencitë e huaja, pa ofruar ndonjë dëshmi.
Presidenti serb ka pretenduar që figurat e reja serbe, që sipas tij, do të instalohen në Kosovë, “do t’i portretizojnë si trima edhe pse nuk janë, dhe do të përpiqen t’i ndajnë nga Beogradi” dhe që ata t’i përgjigjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Më lejoni t’ju them menjëherë se nuk do të funksionojë”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.
Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.