spot_img
Saturday, December 21, 2024
spot_img

Gjenerali Rrahman Rama vazhdona takimet e bujshme në Vushtrri

Gjenerali Rrahman Rama realizoi një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e nëndegëve Qendresa 1, 2, 3 dhe 4, ku u theksua rëndësia e angazhimit të strukturave dhe vazhdimësisë së punës për zhvillimin e Kosovës. Takimi shërbeu si një mundësi për të diskutuar bashkëpunimin dhe përpjekjet e përbashkëta për të arritur qëllimet e përbashkëta për një të ardhme më të mirë.

Në fjalën e tij, kandidati për deputet nga PDK-ja, gjenerali Rama theksoi se vetëm puna e pandërprerë, pa u lodhur dhe pa u ndalur, mund të sjellë rezultate të prekshme në zhvillimin e vendit. Ai shprehu bindjen se me angazhimin e strukturave dhe me mobilizimin e të gjithëve, Kosova do të bëhet një vend më i mirë për të gjithë qytetarët e saj.

“Vetëm përmes angazhimit të paepur dhe të palodhur, mund të realizojmë qëllimet tona dhe të bëjmë një Kosovë më të mirë. Ky është vullneti i të gjithëve dhe ky është angazhimi ynë”, tha Gjenerali Rama gjatë takimit.

Në këtë takim, u theksua gjithashtu nevoja për bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim të plotë mes strukturave, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe për të përballuar sfidat që paraqiten përpara vendit. #Rr7

Ndërsa më herët gjenerali është takuar me banorët e fshatit Kçiq.

“Mbrëmje e mrekullueshme sonte me rininë e fshatit Kçiq. Diskutuam, qeshëm e shkëmbyem edhe batuta. Rinia janë motori i shtetit. Zëri i tyre duhet të dëgjohet, sepse ata janë e ardhmja. #Rr7“, shkruan gjenerali.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit