Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në fjalën e tij në parlamentin e Kosovës, në mbledhjen e përbashkët të ligjvënëse të Shqipërisë e të Kosovës, tha se një Beograd mik me Tiranën sjell pasoja për Prishtinën.
Mediu theksoi se duhet mbrojtur historia e lavdishme për liri e Kosovës. Ai tha se duhet punuar për krijimin e shtetit dhe jo për pushtet personal.
Fatmir Mediu: Të gjithë ne duhet të mbrojmë historinë e Kosovës. Duhet të punojmë bashkë jo për pushtet, por për shtet. Serbia ka bërë zgjedhjen e saj, me Rusinë e Kinën. Serbia vazhdon me idetë e Serbisë së Madhe, deklaron se Europa e NATO janë hipokrit, thonë se Serbia nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës.
Serbia sheh shpresë nga Moska. Beogradi një mik për Tiranën sjell pasoja për Kosovën. Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën. Të vendosemi në mbështetje të kauzës kombëtare.