Kandidati për deputet i PDK-së, gjenerali Rrahman Rama ka vizituar sot ekimin e Trepçës.
Ai shprehet se pas kësaj vizite që bëri, pa nga afër punën e madhe për të arritur qëllimin e avancimit të Superligës.
“Kam vizituar ekipin e Trepçës në futboll, ku nga afër kam parë punën e madhe për të arritur qëllimin e avancimit në Superligë.
Përkrahja e rinisë dhe sportit është prioritet i planit tonë, andaj ju dhashë fjalën që do t’ju qëndrojmë afër për çdo nevojë”, shkruan gjenerali.