spot_img
Friday, December 20, 2024
spot_img

Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku pas rrjedhjes së dyshuar të gazit, humbën jetën 47-vjeçari Altin Maksuti dhe 56-vjeçari Vladimir Bengu.

A2 CNN njofton se shtetasi Altin Maksuti jetonte në Greqi, por ditët e fundit është kthyer në Shqipëri për të bërë disa punime në banesën e tij.

Po ashtu mësohet se së bashku me kushëririn e tij Vladimir Bengu kanë qenë në gjumë, ndërsa ngrohësja me gaz ka patur rrjedhje, çka ka bërë që të dy të humbin jetën.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar Policinë duke thënë se nuk lidhen dot me këta persona. Pasi policia ka shpërthyer derën i ka gjetur të dy të vdekur.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit