spot_img
Friday, December 20, 2024
spot_img

U arrestua në Gjermani për llogari të Greqisë, ja sa burg rrezikon boksieri Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku u arrestua në Gjermani. 32-vjeçari më 9 dhjetor ka qenë duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa në hyrje të kufirit, i është bërë me dije një urdhër arrest nga shteti grek. Bëhet fjalë për një çështje të shumë viteve më parë, kur Florian Marku ishte në moshën 18-vjeçare. Në atë kohë, për shkak të një sherri në Selanik, ai është arrestuar me akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas boksieri është dënuar me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.

Mirëpo pak vite më parë çështja është apeluar dhe sipas ndryshimeve të fundit në ligjin grek duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit. Aktualisht Florian Marku ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të esktradimit drejt Greqisë. Procedura e përgatitjes së dosjes kërkon kohë dhe mund të shkojë deri në 1 muaj, ndaj esktradimi mund të ndodhë në ditët e para të 2025. Palës mbrojtëse i është thënë se Florian Marku duhet të kryejë pjesën e mbetur të dënimit dhe vetë boksieri e ka pranuar atë. Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit