Zbulohen emrat e disa prej personazheve që përfliten se do të bëhen pjesë e show-t “Big Brother Vip 4”.
Një ndër ta është këngëtarja Rozana Radi. Artistja sapo ka mbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike”, ku edhe ia doli që të triumfonte.
Aktori kontravers, i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë e lojës. E duke njohur natyrën e tij, jemi të sigurt që Laert Vasili do të dhurojë emocione të forta, por edhe përplasje të forta. Një emër që premton për një histori të fortë është edhe ai i Livia Bungës. Drama mes Mevlanit dhe ish-të dashurës së tij, Livias, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë gjithë muajit, pas deklaratave të bujshme që ajo dha lidhur me lajmin se Mevlani do të bëhet baba.
Situata është shndërruar në një nga temat më të diskutuara, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga publiku dhe personazhet e njohura. Dhe duket se pas përfundimit të eksperiencës së Mevlanit në “Big Brother Kosova”, do të vijojë me pjesëmarrjen e Livias në “Big Brother Albania”. Ndaj të jeni të sigurt që drama do të vijojë. Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës.
Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Aktorja e njohur Olta Daku është përfolur si një nga banoret që do të bëhen pjesë e “BBV4”.
Ka qenë vetë aktorja që ka ngritur dyshimet duke shpërndarë një story në Instagram, ku duket si një konfirmim për pjesëmarrjen e saj. Story është fshirë prej saj, ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Olta do të bëhet vërtetë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania” ose jo.
Emra të përfolur se do t’i bashkohen formatit televiziv janë këngëtari Klajdi Musabelliu, futbollisti Eros Grezda, këngëtarja Anila Mimani, vajza e aktores Julia Ilirjani, Rene Refo, Alfred Cako dhe aktori i “Portokalli” Akil Varfi.