spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Policia “s’lëshon pe” për gjuajtjet me armë në ahengjet familjare; 4 të arrestuar për 24-orë

Në disa raste të ndara gjatë datës 11 gusht, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përdorimin e armëve të zjarrit gjatë ahengjeve familjare në disa lokalitete të vendit.

Të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit dhe sekuestrimit të armëve të përdorura.

Në fshatin Fushticë të Drenasit u arrestua një person që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Në vendngjarje, policia ka konfiskuar një revole dhe ka gjetur pesë gëzhoja.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Më vonë, në orën 22:10, policia ndërhyri në një tjetër rast në Drenas, ku pas raportimeve për të shtëna me armë, një pistoletë me gaz dhe dy gëzhoja të fishekëve u sekuestruan nga një person i dyshuar.

“Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar nga i cili kanë sekuestruar një pistoletë me gaz dhe dy gëzhoja të fishekëve me të cilën armë i dyshuari dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportim 24-orësh.

Një tjetër rast ndodhi në fshatin Llaushë të Podujevës, ku policia sekuestrua një pistoletë nga një person që dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar. Pas kontrollit të kryer në shtëpinë e tij, nuk u gjet asgjë tjetër e dyshimtë dhe i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

“Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar nga i cili kanë sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte shtënë në një aheng familjar. Po ashtu është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

Një rast i ngjashëm u raportua edhe në fshatin Kabash të Vitisë, ku njësia policore, pas marrjes së informatës për të shtëna me armë, ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetë fishekë nga një person i dyshuar.

“Njësia policore i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar ku ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar nga i cili ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetë fishekë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në rastin tjetër.

Duhet të theksohet se në raportin 24-orësh të Policisë janë evidentuar edhe raste të tjera të “posedimit apo përdorimit të paautorizuar të armës” ose “përdorimit të armës dhe mjeteve të rrezikshme”. Megjithatë, vetëm këto katër raste janë veçuar për shkak se kanë ndodhur gjatë ahengjeve familjare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit