spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Haliti: Kurti duhet të bie me këmbë në tokë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata nuk ndryshon.

“BE-ja, s’ka vendosur masa kundër Kosovës, por kundër Qeverisë së Kosovës e politikave populiste, aspak të dobishme për Kosovën. Mendoj që Kryeministri i Kosovës është lajthitur nga këshilltarë që duan ta kompromitojnë sa më shumë para opinionit ndërkombëtarë e në veçanti para SHBA , BE e BM, të cilët janë më kontributorët për të arriturat e derisotme të Kosovës”, thotë Haliti.

“Llogjika e pavarësisë së pavarur siç po pretendon Kurti, është e tejkaluar. Pavarësia e të gjitha vendeve demokratike është e ndërvarur nga njëra tjetra. Përcaktimi i popullit më pro Amerikan në botë , siç është Kosova, domosdoshmërisht që kërkon që politikat shtetërore të janë të ndërvarura dhe të bashkërënditura me politikat e SHBA, për Kosovën e Ballkanin në përgjithësi”, shton ai.

Haliti thotë se sa më shpejt që Kurti bjen me “këmbë në tokë” aq më mirë do të jetë për të, ku ka bërë thirrje që veprimet t’i koordinojë me aleatët tanë.

“Kursi politik i qeverisë së Kosoves është mjaft shqetësues, dhe i kritikuar nga miqtë strategjik. Prandaj sa më shpejtë që Kurti të bjen me këmbë në tokë, duke bashkërenditur vendimet e veprimet me vendet mike aq më mirë do jetë për të, për Kosovën e gjithë rajonin”, tha Haliti.

Duke folur për veprimet e Kurtit, Haliti i ka propozuar kryeministrit që të shkojë në bjeshkë, ose afër detit, në mënyrë që të refleketojë.

Por, sipas tij, nëse Kurti mendon vetëm për t’i fituar zgjedhjet, atëherë sipas tij, nuk duhet të jetë kryeministri ynë.

“Nëse politikat e Kurtit janë personale, atëherë i propozoj që të merr dy ditë pushim, pa telefon e vetëm me vajzen e vetë, në bjeshkë ose afer detit, ku do të ketë mundësi më shumë të reflektojë për veprimet, të arriturat e gabimet e veta, me qëllim që ta kuptoj drejt pozicionin e tij. Nëse mendon vetëm për t’i fituar zgjedhjet dhe Kosovës t’i shtohen masat, atëherë ky nuk duhet të jetë Kryeministri ynë”, tha Haliti.

“Unë s’kam informata se a do i vendosen qeverisë masa të reja, edhe pse sinjalet që vijnë nga ëashingtoni e Brukseli, janë shqetësuese, dhe më shqetësuese kyçja e gojes lidhur me situatën, nga ana e deputetëve të VV, të cilët s’kanë guximin të flasin e të dalin me qëndrime pa pasur frikë që s’do i fusë në listën zgjedhore për deputet udhëheqësi e strategu apsolut Albin Kurti”, shton ai.

Haliti tutje i ka bërë thirrje kryeministrit Kurtit që të kërkojë takim shtesë më vendet e QUINT-IT.

“Nëse ka mbetë problem kryesorë ura mbi lumin Ibër, atëherë le të kërkoj edhe një takim shtesë me vendet e QUINT-it”, thotë Haliti.

Kursi politik i kësaj qeverie duhet të ndryshojë, thotë Haliti, teksa shtoi se duhet të kthehet dialogu me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj që KFOR i e EULEX- i , do kenë udhëzime shtesë, shpresoj e besoj që Policia e Kosovës nuk do zbatojë asnjë urdhëresë që i futë në konflikt me KFORin, ashtu sic dëshiroi që për këtë çështje të mbretëroj veprimi që na duhet për momentin. Po lexoj nga disa trima të eurokremit dhe të kënges “ xhamadani vija vija” se nuk janë të gatshëm të pranojnë diçka që e quajnë “ ndrrim i një sundimtari me një sundimtarë tjetër” , këto llafe populli i quan kaqapordhica. Prandaj është mirë që kursin politk aktual ta ndryshoj qeveria dhe t’i kthehet dialogut me BE dhe SHBA. Kosova nuk dëshiron luftë tjetër, NATO nuk është instrument i Qeverisë së Kosovës, por nëse veprojmë sipas kërkesave të tyre shumë shpejt mund të bëhemi pjesë e saj”, përfundon Haliti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit