Është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Hade të Obiliqit.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar mjekët, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.
Ahmeti bëri të ditur se policia me kujdes të shtuar po trajton rastin.
“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit.. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen“, ka thënë Ahmeti.