Një grua nga Gjermania është konvertuar në fenë myslimane përgjatë të shtunës.
Këtë e ka bërë të ditur imami i Xhamisë së Madhe në Ferizaj, Nehat Ajeti, duke shpërndarë pamjet në ‘Facebook’-un e tij.
“Sot, në xhaminë tonë na e shtoi gëzimin hyrja në fenë Islame e kësaj motre gjermane. E falënderoj Allahun e Lartësuar që kalimin e kësaj motre në fenë Islame e bëri përmes meje. Allahu e forcoftë atë dhe të gjithë muslimanët në fenë e Tij”, thuhet në postimin e tij.
Ai në videon e shpërndarë thuhet se gjithçka ndodhi pa presionin e askujt.