spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqen, Lushaku-Sadriu: Një dritë në fund të tunelit

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për rikonfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqen.

Lushaku-Sadriu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot, duartrokasim fort rikonfirmimin e vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën, i cili i mori jetën 18 vjeçares Marigona Osmani në mënyrën më mizore”.

“Ky vendim i sotëm shihet si një dritë në fund të tunelit, që dëshmon se drejtësia është e vetmja garancë për ta menduar jetën dhe të ardhmen e sigurt të vajzave dhe grave në vendin tonë”, ka shkruar Lushaku-Sadriu, transmeton Telegrafi.

Më tej ajo ka thënë se “me gjithë përpjekjet dhe avokimin e vazhdueshëm të grave për të avancuar pozitën, mirëqenien dhe sigurinë e grave dhe vajzave në Kosovë ndër vite, kohët e fundit shteti nuk ia ka dalur”.

“I kujtojmë mëngjeset kur zgjoheshim me frikën se mos dëgjonim se diku në ndonjë cep të vendit tonë është kërcënuar apo edhe i është marrë jeta e ndonjë gruaje. Kjo sepse radhazi ndodhën raste eklatante dhune ndaj shumë grave, që edhe kulmuan me vrasje brutale”, ka thënë ajo.

Lushaku-Sadriu ka treguar se nga viti 2010 deri në prill 2024 në Kosovë janë vrarë 57 gra.

“Më shqetësuesja është se në të shumtën e rasteve vrasës kanë qenë vet bashkëshortët e tyre”, ka shkruar kryetarja e Forumit të Gruas në LDK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit