Gazetari i njohur nga Istogu, Zeqir Mehmetaj i ka publikuar disa pamje shqetësuese sot nga Bjeshka e Corrovodës.
Në këto pamje shihen forcat e ushtrisë serbe thellë brenda territorit të Kosovës, në zonën e bjeshkëve të Istogut.
Me kamionë dhe autoblinda, ushtarët serbë patrullojnë të qetë dhe të papenguar nga askush.
Në këtë video shihen duke kaluar automjetet me targa të Kosovës, por edhe bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë.
“Ballë për ballë me forcat kufitare serbe sot në Bjeshkën e Corovodës. Urdhri (i cili nuk vlejti) ishte: Nemoj slikati (mos fotografo)”, ka shkruar Zeqir Mehmetaj, i njohur si Baci Zeqë.