spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Dënimi drastik i UEFA-s, Serbia nuk do të ketë tifozë në ndeshjen me Shqipërinë

Serbia nuk do të ketë tifozë në ndeshjen me Shqipërinë që do të luhet në Tiranë.

UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026 dhe Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare.

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë, kjo pasi UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

spot_img

Udhëtimi i parë qëlloi të jetë në Tiranë, ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi, kjo për shkak të incidenteve të 10 viteve më parë, që ndodhën në Beograd.

Dhe pse tifozët shqiptarë mungonin, sërish trazirat e serbëve sollën ndërprerjen e ndeshjes, që më pas u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit