Thursday, October 17, 2024
spot_img

Tahiri: VV-ja është partia e fundit që mund të thirret në parime politike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i fundit që mund të thirret në parime politike. 

Taniri ka thënë se synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim. 

“Synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim dhe i logjikshëm dhe nuk është në pronësi të kurkujt. Vetëvendosje është partia e fundit që mund të thirret në parime politike. Po ua rikujtoj që lideri i saj, Albin Kurti, iu përkulke Akademik Isa Mustafës për pak pushtet, madje  duke e quajtur ‘Profesor Isë’, e pak muaj më herët po të njejtit ia kishin sulmuar shtëpinë dhe familjen me kauza të rrejshme politike. Kuptoni, çdo qëndrim politik tuajin e keni shkelë me dy këmbë, e së fundi e keni sjellë vendin buzë shkatërrimit politik e ekonomik”, ka thënë Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit