spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria përballë Serbisë, do të përsëritet “ferri” i Beogradit apo kuqezinjtë do të kualifikohen për herë të parë në Botëror?

Mediat serbe e kanë konsideruar të vështirë shortin për eleminatoret e Kampionatit Botëror 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, teksa në grup do të kenë Shqipërinë dhe Anglinë.

Goglat e shortit të hedhur këtë të premte në Zyrih të Zvicrës e vendosen Shqipërinë në një grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Sigurisht që Anglia është tjetër nivel, të paktën në letër, por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë ka marrë menjëherë përballja ndaj Serbisë, me të cilën u ndeshën në eliminatoret e Europianit 2016, ku në Beograd ndeshja u ndërpre për shkak të dhunës nga tifozët.

spot_img

Mediat serbe e kanë komentuar si një grup shumë të vështirë duke veçuar pikërisht Anglinë, por edhe Shqipërinë.

“Rrugë e vështirë drejt Botërorit”, ka shkruar “Kurir”.

Ndërkohë, “B92” shkruan: Do të jetë ferr. Ndërsa media tjetër në Serbi “Novosti” e ka quajtur këtë ditë ters, sipas një besëtytnie kur data 13 bie në ditë të premte është ters dhe ndodhin ngjarje negative. 

“Ferr! E premtja 13 për Serbinë”/ Eliminatoret për

Serbia fillimisht përballet me një playoff për të qëndruar në Ligën A të Kombeve, konkretisht një duel kundër Austrisë më 20 dhe 23 mars.

“Ferr! E premtja 13 për Serbinë”/ Eliminatoret për

Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit të ardhshëm, ndërsa orari i ndeshjeve do të njoftohet më vonë.

“Ferr! E premtja 13 për Serbinë”/ Eliminatoret për

Eliminatoret e Botërorit “SHBA-Meksikë-Kanada 2026” kanë marrë formë, teksa ka përfunduar shorti i grupeve, me Shqipërinë që ka përfunduar në një grup “ferri”.

Sa i përket Kosovës, përfaqësuesja “Dardane” është shortuar në Grupin B, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Me formatin e ri, shanset për skuadrën e Sylvinhos janë të mëdha, duke parë se 12 vendet e para të çdo grupi kualifikohen direkt, ndërsa 12 vendet e dyta shkojnë automatikisht në “play-off”, aty ku do t’i bashkohen katër ekipet më të mira nga Liga e Kombeve.

Kualifikueset do të fillojnë në muajin mars dhe do të përfundojnë në muajin nëntor, teksa një pjesë e skuadrave gjatë kësaj periudhe do të luajë fazën finale të Ligës së Kombeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit