Është hedhur mesditën e sotme shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shqipëria ka mësuar kundërshtarët ku përballë do të ketë Serbinë. Kjo përballje do të ketë një ngarkesë të lartë emocionale, ku dy ekipet janë ndeshur edhe në eliminatoret e Europianit 2014.
Shqipëria do të jetë pjesë e grupit K, në një grup “ferri” me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, duke e bërë një short mjaft të fortë për kuqezinjtë.
Shpresat janë që ‘djemtë’ e teknikut brazilian Silvinjo të japin sërish 120 përqind dhe të na nderojnë me pjesëmarrjen për herë të parë në evenimentin më të ndjekur të planetit.
Ngjarja më e madhe botërore e futbollit, e organizuar nga FIFA-s, për herë të parë në këtë kampionat të 2026-s do të ketë një shtim të numrit të skuadra
Ngjarja më e madhe botërore e futbollit, e organizuar nga FIFA, për herë të parë në këtë kampionat të 2026-s do të ketë një shtim të numrit të skuadrave Europiane nga 13 në 16. Ky konsiderohet si edicioni më gjithëpërfshirës i të gjtihë edicioneve të Kupave të Botës deri më tani, me gjithsej 48 ekipe.
Faza e grupeve kualifikuese të zonës Europiane ku jemi edhe ne, pjesë të UEFA-s, do të fillojë ndeshjet në mars të vitit 2025 dhe do të përfundojnë në nëntor po të vitit të ardhshëm, 2025. Turneu do të ndjekë një format të njohur, me 12 grupe me katër ose pesë skuadra dhe fituesit e grupeve që sigurojnë një vend në fazën finale.
Katër vendet e mbetura do të vendosen në mars të vitit 2026 në një play-off me 16 ekipe që përfshijnë 12 vendet e dyta të grupeve dhe katër fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve UEFA 2024-2025, të cilët as nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt në Kupën e Botës dhe as si kryesuese të grupeve.