Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë, njofton Komuna e Prizrenit.
Për shuarjen e zjarrit nesër do të intervenohet nga ajri.
Kështu ka njoftuar komuna e Prizrenit përmes një njoftimi në Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga bjeshkët e dëmtuara nga zjarri.