spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Vuçiç: Protestat kundër minierës së litiumit – pjesë e luftës “hibride” kundër Serbisë

Presidenti i Serbisë akuzoi të dielën protestuesit që kundërshtojnë një projekt për hapjen e një miniere të litiumit në vendin ballkanik, se janë pjesë e një lufte “hibride” të mbështetur nga Perëndimi kundër qeverisë së tij dhe u zotua të ndërmarrë veprime të forta ligjore kundër atyre që kanë bllokuar trafikun hekurudhor dhe rrugor në Beograd, një ditë më parë.

Në një nga protestat më të mëdha në vitet e fundit, dhjetëra mijëra veta dolën në rrugë të shtunën në Beograd kundër minierës së litiumit në Serbi, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve për komplotin e supozuar për të rrëzuar presidentin populist Aleksandar Vuçiç dhe qeverinë e tij.

Disa nga protestuesit më vonë bllokuan dy stacione hekurudhore në qytet dhe ndaluan për pak kohë trafikun në një autostradë. Herët të dielën policia i dëboi ata nga stacionet hekurudhore.

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha se 14 persona janë arrestuar për t’u marrë në pyetje. Policia po punon për identifikimin e të gjithë autorëve të cilët do të përballen me akuza, tha ai.

Presidenti Vuçiç tha në një konferencë për shtypin se megjithëse protesta kryesore u zhvillua në mënyrë demokratike, bllokimi i trafikut paraqet “terror të pakicës ndaj shumicës”.

“Është pjesë e qasjes hibride” e sajuar për të rrëzuar qeverinë, u tha presidenti Vuçiç gazetarëve. “Ne dinim gjithçka në hollësi. Ju mendoni se e keni befasuar dikë?… Ne kemi qenë gjithmonë të përmbajtur, pa dhunë kemi siguruar rendin në vend, pa problem”.

Më herët gjatë javës presidenti serb tha se ishte informuar nga shërbimet ruse të zbulimit se “trazira masive dhe një grusht shteti” po përgatiteshin të shtunën në Serbi nga fuqi të paspecifikuara perëndimore, që dëshirojnë ta rrëzojnë atë nga pushteti.

Vuçiç: Autoritetet në Kosovës mund të provojnë hapjen e dhunshme të urës kryesore në Mitrovicë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se pret që javën e ardhshme autoritetet në Kosovë të provojnë hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ndërsa shfaqi shpresën se forcat paqeruajtëse të NATO-s, do të bëjnë “punën e tyre”.

“Në Kosovë presim provokime të reja. Me 14 dhe 15 gusht presim hapjen e dhunshme të urës. Në ndërkohë, agjenturat e huaja do të përpiqen të imponojnë disa udhëheqës të rinj serbë, t’i portretizojnë si trima edhe pse nuk janë të tillë, do të përpiqen t’i ndajnë ata nga Beogradi dhe pastaj të bien dakord me (kryeministrin e Kosoves, Albin) Kurtin se si të jenë shërbëtorë të tij, por në fakt ata do të punojnë për interesa të huaja. Më lejoni t’u them menjëherë se nuk do të funksionojë. I bëj thirrje KFOR-it të reagojë dhe të mos lejojë hapjen e njëanshme të urës, sikundër kanë deklaruar. Ne kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se do ta bëjë punën e tij”, tha presidenti serb, pa dhënë asnjë provë për pohimet e tij.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e urës që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës në veriun e banuar me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare. Ura është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për lëvizjen e makinave. Ajo patrullohet nga forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja.

Por synimet për hapjen e urës nxitën kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Blloku paralajmëroi ndërkaq se mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara, në veriun e banuar me shumicë serbe.

Zyrtarët qeveritarë dhe mediat e kontrolluara nga shteti zhvilluan një fushatë të gjerë kundër tubimit, duke e krahasuar atë me kryengritjen e Maidanit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, që çoi në përmbysjen e presidentit të atëhershëm pro-rus të vendit Viktor Janukoviç në vitin 2013. Organizatorët e protestës në Beograd vazhdimisht i kanë mohuar akuzat e tilla.

Tubimi i së shtunës në qendër të kryeqytetit pasoi disa javë protestash në dhjetëra qytete gjithandej Serbisë kundër një plani të qeverisë për të lejuar hapjen e minierës së litiumit në një luginë bujqësore në perëndim të vendit.

Ky plan ishte anuluar në vitin 2022 pas demonstratave të mëdha që përfshinin bllokimin e urave dhe rrugëve kryesore. Por, ai u ringjall muajin e kaluar dhe mori një shtytje me një marrëveshje të nënshkruar nga qeveria e presidentit Vuçiç me Bashkimin Evropian.

Vendi ballkanik kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, ndërsa mban lidhje shumë të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Marrëveshja me BE-në për minierat e litiumit dhe materialeve të tjera, do ta afronte Serbinë më afër bllokut dhe do të ulte importet e litiumit dhe makinave elektrike në Evropë nga Kina.

Ndërsa qeveria këmbëngul se miniera është një mundësi për zhvillim ekonomik, kritikët thonë se ajo do të shkaktonte ndotje të pariparueshme në luginën e Jadarit.

Presidenti Vuçiç tha të dielën se nuk do të ketë hapje të minierës së litiumi në dy vitet e ardhshme ndërkohë që të gjitha rreziqet janë duke u hetuar, në një përpjekje të dukshme për të qetësuar kritikët. Ai ofroi gjithashtu mundësin për një referendum për këtë çështje, një ofertë që nuk ka gjasa të shqyrtohet nga mbrojtësit e mjedisit, mes supozimeve për rrëfimin për presidentin Vuçiç si keqpërdorues votash në favor të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit