Hisen Berisha
Ftesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës për kryeministrin Kurti nga Prokuroria Speciale është një ngjarje që pretendohet të ketë ndikim në disa dimensione si ai juridik, politik por edhe zgjedhor. Por, e vërteta është se kjo ftesë e prokurorisë speciale, duhet parë vetëm në dimensionin penal juridik, me impakt edhe politik.
Juridikisht, ftesa si dëshmitar tregon se Prokuroria Speciale synon të hedhë dritë mbi detaje të skandalit të korrupsionit e krimit të organiziar me rezervat shtetërore dhe jo vetëm, çështje që kanë ngritur shqetësime të thella publike dhe institucionale.
Kurti është thirrur si dëshmitar por pa dyshim se nuk mund ti shpëtoj edhe thirrjes si i dyshuari kryesor si Kryeministër apo zyrtari më i lartë i qeverisë.
Kjo është thelbësore për të kuptuar se roli i tij mund të lidhet me qartësimin e përgjegjësive institucionale, vendimmarrjes politike apo procedurave administrative. Pra, janë disa faktor rrethanor që e involvojnë në ketë krim të organizuar dhe korruptiv.
Politikisht, kjo ftesë ka impakt dhe potencial që duhet ta delegjitimoj atë dhe qeverisjen e tij, që të mos e ketë shansin të vazhdoj ta dëmtoj të ardhmen politike, ekonomike dhe të sigurisë për Kosovën, sidomos tani kur po shkojmë drejtë zgjedhjeve të reja.
Në Kosovë, skandalet që prekin asetet publike kanë ndjeshmëri të lartë për qytetarët dhe opinioni publik mund të jet i ndarë, duke ndikuar perceptimin publik mbi qeverinë aktuale.
Thirrja e një kryeministri në detyrë nga Prokuroria Speciale në një çështje të ndjeshme si rezervat shtetërore, në një kohë kur Kosova është në prag të zgjedhjeve, si percepcion që krijon presion politik, përqon mesazh të qartë se në çfarë përmasa ka eskaluar krimi qeveritar, sa që po hetohet nga Prokuroria Speciale alias SPAK-u i Shqipërisë apo USKOK-u Kroat.
Në varësi të qasjes së Kurtit dhe qartësisë së procesit, kjo ftesë mund të shihet si një test për llogaridhënien dhe transparencën e përgjegjësinë e bartësve të institucioneve. Por mund të jetë edhe taktizim për efekt elektoral, duke e trajtuar si insinuatë të prokuroris për “viktimizim politik”, doktrinë kjo politike e skaduar tashmë.
Thirrja në Prokurorinë Speciale, qofzë edhe si dëshmitar, në politikë ngritë pikëpyetje mbi integritetin e Kurtit dhe të qeverisë së tij.
Kjo situatë duhet ta determinoj vëmendjen në fushatën zgjedhore, duke u përqendruar në penalizimin e kësaj qeverie për keqpërdorimet në rezerva të shtetit, energjisë, abuzimit me buxhetin, me subvencione, grante, kontrata një burimore, etj.
Por, një proces i hapur dhe i drejtë do ta forcojë besimin e qytetarëve në sistemin juridik të Kosovës. Po ashtu, ky zhvillim do ta tërheqë vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët monitorojnë me kujdes integritetin e institucioneve por edhe zgjedhjet në vend.
Nëse shihet si përpjekje për të garantuar llogaridhënie, kjo mund të forcojë imazhin e Kosovës.
Në aspektin juridik, është një hap që mund të ndihmojë në zbardhjen e çështjes së abuzimeve dhe korrupsionin e krimin e organizuar me rezervat shtetërore dhe jo vetëm, por duhet të jetë i mbështetur në transparencë dhe profesionalizëm. Në aspektin politik, momenti i ftesës është tregues i identitetit mashtrues për Kurtin dhe qeverinë e tij, një zhvillim që duhet mirëpritur për të ndikuar në perceptimin publik të tij prej “zhengërli babe”, aq më tepër tani në klimën e zgjedhjeve që po përpiqet ta toksifikoj duke i bërë reprizën premtimeve dhe kauzave mashtruese, pas dështimit të plotë gjatë afro gjashtë viteve qeverisje.
E ardhmja e këtij procesi do të varet nga mënyra se si kryeministri Kurti do të adresojë këtë thirrje dhe si do të trajtohet nga Prokuroria.
Ajo çfarë pres nga kjo nismë është një përgjigje e hapur dhe konstruktive nga Kurti në respektim për drejtësinë dhe transparencën, duke shmangur çdo cenim të proceseve demokratike në vend.