Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron në Prevallë sipas tij për arsye shëndetësore.
Tash e disa ditë, Prevalla po përballet me zjarr dhe nuk po arrihet të shuhet.
Ai ka kërkuar reagim të shpejtë para se zjarri t’u ofrohet banesave.
“Trishtim i madh këtu në Prevallë, ku prej ditësh po digjet pylli më i bukur dhe më kurativ, për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin dhe vijnë këtu sidomos për arsye shëndetësore! Kërkohet një reagim i shpejtë dhe jo kur zjarri t’u afrohet banesave!”, ka thënë Meta.