spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

“Capital T më kërkoi 50 mijë euro për bashkëpunim”, reperi i përgjigjet akuzave: Shihemi në gjykatë

Në emisionin e gazetarit Robert Bojaj ishte i ftuar një djalosh i ri, i cili prentendon se kënga “Andiamo”, bashkëpunim i Capital T me Ardian Bujupin është krijuar për të (një emër i panjohur dhe True Capo), por ky i fundit, sipas djaloshit, i ka kërkuar 50 mijë euro për bashkëpunim, duke qenë se artisti i ri ishte një emër i panjohur për skenën.

Për këtë Capital T ka bërë një postim ku sqaron me detaje se si mësoi për intervistën dhe jep variantin e tij për ngjarjen:

“Rastësisht pashë në një intervistë të një gazetari, që quhet Robert Bojaj dhe i ftuari po pretendon se i kam kërkuar një X artisti 50 mijë euro për bashkëpunim. Këto janë komplet shpifje, rrena. Gjithë jetën time, që kur bëj muzikë, nuk kam kërkuar kurrë para për bashkëpunim. Sepse muzikën time e kam bërë me njerëz që më kanë pëlqy edhe kam bërë muzikë për qejf, jo për të marrë para. Ti ke pas mundësi të më thërrasësh dhe ta konfirmosh, tani nuk ke më nevojë. Por i ke hapur punë edhe atij djalit që e fute në siklet, duke ia nxjerrë fjalët me zor. Keni për të shkuar të përgjigjeni në gjykatë për prishje imazhi. Tani, vërtet do paguani nga 50 mijë euro të dy”, përfundon deklarata e True Capo.

Videon reperi e shoqëron edhe me postimin:

“Cfare qellime dashakeqese cfare gjuhe e urrejtjes e parapergatitur komplet thjesht per tma perly emrin dhe imazhin, kam afer 20 vite karriere dhe ska shance me dal dikush qe i kam kerku pagesa edhe pse normalisht kshtu funksionon bota. Une deri sot skam pas menagement as manaxher i kom kry krejt vet gjithmone, edhe bashkpunimet i kom bo per qef me njerz qe kom dasht, qofshin artista te afirmum apo te rinj. @robertbojaj shihemi ne gjykate.”, përfundon shkrimi në postim. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit