Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj opozitë për kundërshtimin e hapjes së urës të Ibrit duke ua kujtuar kohërat e vjetra.
“Sot po shohim opozitën duke kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, por a e kanë harruar bashkëpunimin e tyre të mëparshëm me Zvonko Veselinoviçin? A i kujtojnë kohërat kur qeveritë e PDK e LDK paguanin haraç për të mirëmbajtur antenat e telefonisë mobile në pronat e tij?”, ka shkruar deputeti.
Ndër te tjera ai ka publikuar disa shkrime që sipas tij tregojnë se si qeveritë e atëhershme, në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve, zgjedhnin të bashkëpunonin me elementë kriminal.