Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, mashtrues, i cili ua ka pi trurin një pjese të madhe të qytetarëve.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Arifi ka thënë se patriot është vetëm ai që e ofron Kosovën drejt NATOs-së, derisa tradhëtar dhe njeri i Serbisë, është ai që e largon vendin nga vlerat perëndimore.
“Albi Kurti është mashtrues. Mashtrimet e tij e sollën NATO-n në pozitë që nga ata ne të konsiderohemi si faktor destabiliteti në Ballkan. Kurrë në analizat e NATO-s Kosova dhe Shqiptarët skanë qenë të tillë deri tash. Albin mashtruesi ua ka pi trurin një pjese të madhe të popullit dhe krejt me mashtrime po e dërgon një popull në theqafje. Për 50 vjet i mashtroj Enver Hoxha 5-6 milion Shqiptarë se Amerika Imperialiste, Europa dhe krejt bota janë të këqinj dhe veq ai e Stalini dhe disa ishin të mirë për me përfundu një popull në tragete për Itali të zhveshur nga cdo tipar njerzor. Sot për Albinin të mirë janë vetëm Dejona dhe Vampirat e Enverit dhe një masë pa tru që i shkon mbrapa”, ka shkruar Arifi.