spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Shpërthimi i Zubin Potokut, sabotazh apo akt terrorist?

Shkruar nga Fadil Lepaja

Edi Rama e do me patjetër të bjerë në sy. Ai thjesht nuk mund ta bëjë detyrën e tij jashtë mediave. Është sabotaz, e vlerësoi edhe ai. Desha ta shkruaj AI me shkronja të mëdha, por thash mos po e ngatërron publiku. Ku Edi e ku AI. Mira duhet të punojë ende për të arritur Edin. E ka pranuar se në rastin e saj, AI nuk mund të bëjë mrekulli, nuk mund të përgjigjej në pyetjet e mamasë së saj. Është vetëm inteligjencë artificiale, u shfajësua ajo. Pra, edhe Edi është vetëm… Kryeministër i Shqipërisë.  Jam më i gjati, por jo edhe kryesori nga liderët evropian, u shpreh me modesti ai në Budapest. Por, për Ballkanin, e hapur apo të pahapur, Edi nuk është pa rol. Është sabotazh tha. Si Evropa. Ndryshe nga Kurti.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e quajti shpërthimin një “sulm kriminal dhe terrorist” nga Serbia, duke thënë se synonte të dëmtonte infrastrukturën më të rëndësishme të vendit, ndërkohë që Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla e cilësoi njëjtë, njoftoi arrestimin e tetë personave dhe konfiskimin e një arsenali të madh armësh, duke përfshirë uniforma ushtarake dhe raketahedhës.

spot_img

Por, Presidenti i Serbisë, nuk u pajtua me këtë cilësim, mohoi çdo akuzë nga Kosova, duke i quajtur ato “të pabaza” dhe të synuara për të njollosur reputacionin e Serbisë. Ai bëri një hap të cilin nuk e kishte bërë më herët, dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim për zbardhjen e këtij rasti.

Edhe mund të kuptohen ata që nuk e besojnë, duke ditur prirjen e Presidentit të Serbisë të “hajë me dy lugë”, të “ulet në dy karrige”, apo quaje si të duash ruajtjen e marrëdhënieve të mira me perëndimin dhe me Rusinë, edhe përkundër luftës në mes tyre.

Më keq u shpreh ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Đurić, i cili aludoi se qeveria e Kosovës mund të jetë pas shpërthimit. Sado absurde që të jetë kjo deklaratë, ajo gjeti ithtarët e vet në radhët e një pjese të opozitës në Kosovë sikurse edhe të ekstremistëve në Serbi. Natyrisht si asnjëra palë, edhe ky ishte një paragjykim, pa ofruar prova konkrete. Mllefi i tij edhe mund të merret si personal, kur kemi parasysh (keq) trajtimin special që i patë bërë dikur Policia  Kosovës.

Ndërkaq, zyrtarët Evropianë, aktin e quajtën sabotazh, më saktë përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pa asnjë hezitim e dënoi sulmin si një akt të neveritshëm sabotazhi ndaj infrastrukturës kritike civile të Kosovës. Edi Rama, pra nuk e shpiku vet, por e mori nga Borel. Ai, Edi, para se të jetë shqiptar është evropian dhe socialist. Të jesh evropian është edhe përcaktim. Edi është evropian edhe kur shpallë shtetin bektashi në Tiranë, kur përuron xhaminë shumëmilionëshe po ashtu në Tiranë, apo kur mbledh shqiptarët nëpër metropole evropiane për ti bindur vendet mike se ne jemi më evropian se ata.

Edi, pra e dënoi sabotazhin, duke i ikur termit terrorizëm dhe foli për pasojat e këtij akti për marrëdhëniet në regjion. Pozita e Edit, mirë me Kosovën, e mirë me Serbinë, sikurse me Turqinë edhe me Greqinë (pra si do të thoshte Davutogllu, “zero armiqësi me fqinjët”),  mbase shpreson ta bëjë (krye)kandidat për ndërmjetësues në biseda (për territore) të cilat mund të rihapen në prapavijë.

Kjo pozitë është e ngjashme me atë të Vuçiçit në raport me perëndimin dhe Rusinë. Synimet e Presidentit të Serbisë për të ndërmjetësuar në paqen eventuale në mes Rusisë dhe Ukrainës, tashmë janë bërë publike. Ka shumë gjasa që edhe Edi, me deklaratën e tij distancuese nga ajo e Qeverisë së Kosovës, po e shpreh pikërisht këtë synim: të ndërmjetësojë.

Ndërkaq, NATO, si zakonisht ka ofruar mbështetje për autoritetet e Kosovës, nuk e ka aprovuar kërkesën e Kurtit për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në Veri, duke folur, përmes zyrtarëve KFOR-it..

Si zakonisht, kësaj situate duhej të ja vinte kapakun/emrin administrata e SHBA, përmes shkëlqesisë së tij Ambasadorit të i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili e dënoi fuqishëm sulmin dhe ofroi mbështetje të plotë për autoritetet e Kosovës për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit, pa u deklaruar madje as për dyshimet e mundshme të SHBA lidhur me autorët e mundshëm të sulmit.

Pra ishte sabotazh, apo akt terrorist, kriminal, mbeti në nivel interpretimi politik, ndërkohë që askush nuk e vë në dyshim se bëhet fjalë për sulm ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë dhe se autoritetet Kosovare duhet të kapin keqbërësit dhe dokumentojnë krimin. Vetëm kështu mund të bëhet kujdes nga tendenca e mundshme për ta kuptuar këtë akt kriminal, si shpallje lufte dhe eskalim në marrëdhëniet Kosovë-Serbi e rrjedhimisht edhe NATO-Serbi duke e zhvendosur gjithçka në terrenin ushtarak.

Cilësimi i gabuar, apo paragjykimi patjetër se ndikon në ndezjen apo fikjen e këtij zjarri, të cilin dikush me gjasë po përpiqet me ngulm ta ndez. Duke marrë parasysh ndryshimet në kreun e administratës së SHBA, është vështirë të thuhet kujt i duhet ky zjarr, pikërisht tani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit