Ka disa muaj, rruga Drenica me gjatësi rreth 2 km që është duke u punuar, shkruan Gazeta Kosova.
Kjo rrugë, edhe pse shumë e shkurtër, ka krijuar kolona të jashtëzakonshme në rrugën e Vushtrrisë drejt Llamkosit.
Mijëra banorë të dhjetëra fshatrave të komunës së Vushtrrisë, kanë qarkulluar në rrugën Drenica, e punimet këtu po kryhet shumë ngadale.
Edhe pse është asfaltuar rreth 1 km, rruga ende nuk është liruar për qarkullim.
Banorët që po frekuentojnë këtë rrugë shprehen të mllefosur me punimet e ngadalta, por edhe me komunën e Vushtrrisë.
Shumë prej tyre, tashmë mërgimtarë që kanë ardhë, kanë thënë se po të ishte në perëndim kjo rrugë, do të kryhej brenda 2 jave, maksimumi brenda muajit.
Mirëpo, ne jemi në Kosovë dhe duhet të ballafaqohemi mijëra qytetarë për shkak të ngadalësisë së punimeve të një rruge rreth 2 kilomotra.
E tmerrshme, turp!