Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët Enver dhe Orhan Halilaj, Maxhun Çekaj, Naim Nimanaj, Halil Sejfijaj, Arben Ahmetaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha, Malë Zejnaj, Nexhat Humaj, Naser Idrizaj, Hasan Osmani, Arton Hasanaj dhe Agron Thaqi.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se që të jetojë i lirë shqiptari, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë.
“Heroizmi i tyre, frymëzoi shumë luftëtarë lirie e shumë beteja të tjera deri në çlirimin e vendit. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”