spot_img
Thursday, December 5, 2024
spot_img

Jovanoviq: Nuk është i pamundur ekstradimi i Radojiçiqit në Kosovë

Se çfarë thuhet në Serbi për Banjskën dhe ngritjen e aktakuzave për Milan Radojiçiqin nga ana e Prokurorisë së Lartë Publike, për Tëvë1 ka folur juristi Luka Jovanoviq. Nëse mund të ekstradohet Radojiçiqi për t’u gjykuar në Kosovë, për juristin nga Beogradi është problem politik, por edhe si çdo problem, rregullohet.

Ishte presioni ndërkombëtar që e bëri Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd të nis hetimet kundër Milan Radojiciqit për sulmin e 24-shtatorit, kështu duke dalë hapur kundër Vuciqit i cili e mori në mbrojte kryeterroristin e Banjskës, apo një është thjesht një procesë farsë dhe sa për sy e faqe?

Media ka raportuar për dyshimet e bazuara që ka ngritur ish-komandant i FSK-së Kadri Kastrati se presidenti Vuçiq ka paguar njerëz për të eliminuar serbët që japin informacione për aktet kriminale.

E nga Beogradi juristi, Luka Jovanoviq thotë për televizionin se në Serbi, rasti i Banjskës dhe sulmi në Iber-Lepenc janë mbajtur të izoluar për publikun.

“Historia e Banjskës nëpër media dhe institucionet e jashtme ka qenë e shthurur dhe disa informata as nuk kanë arritur në publikun e gjerë. Mundësia që kushdo të ndikojë në, qoftë pjesëmarrësit e ngjarjes,  qoftë në njerëzit që mund të dëshmojnë për atë ngjarje, do të ishte e dëmshme, në të dyja anët, qoftë në Prishtinë e në Beograd. Sa i përket burimeve të, të themi atyre presioneve, që njerëzit të mund të ndriçojnë ngjarjet e asaj dite, kjo është diçka që për momentin në anën tonë, së paku në Beograd, nuk ka informata të mjaftueshme.”

Jovaniviq deklaroi se Beogradi zyrtar mund të bashkëpunon me Kosovën për të zbardhur hetimet për gjetjen e grupeve serbe të involvuar në rastin e 29-nëntorit në Zubin Potok.

“Beogradi mund ta bëjë këtë nën kompetencat e tyre  pa ndërhyrë në institucionet e Kosovës, në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit. Në bazë të kësaj, hetimi rreth incidentit më të fundit që ka të bëjë me minimin e digës, është diçka, që për momentin, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, është në kompetencat e institucioneve kosovare. Atë që Republika e Serbisë mund ta bëjë, me kompetencat e saja,  është të vërtetojë nëse ka ekzistuar ndonjë grup i organizuar, në një mënyrë a tjetrën, e ka kryer atë sulm, ose e ka ndihmuar në mënyrë logjistike, dhe të dëshmohet funksionimi i atij grupi në territorin e Serbisë. Kjo është ajo që mund të hetohet, eventualisht, nga prokuroria e Beogradit”, ka deklaruar ai.

Por, sipas tij Vuçiq nuk është i interesuar në këtë bashkëpunim.

Ai thotë se edhe pse kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka deklaruar se pritet të ngrihet aktakuzë ndaj Millan Radojiçqit, sipas tij një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Por avokati nga Beogradi shton se zërat për ekstradimin e Radojiçiqit në Kosovë do të rriten pasi që mund të jetë i implikuar në sulmin e Iber-Lepencit.

“Në kuptimin, apo arsyetimin e përgjithshëm  duket se Beogradi ka mundur të bëjë hetime në lidhje me ngjarjet, në kompetencat e tyre,  këtë mirëbesim, Beogradi e ka zhgënjyer. Kjo çfarë do të ndodhë pas ngritjes së aktakuzës në Prishtinë, nuk e di a është duke u gjykuar Milan Radoijçiçi në mungesë, jam i sigurt se pas sulmit më të ri, në fakt në mungesë të avancimit të vetë hetimeve dhe ngritjes së aktakuzës në Beograd në lidhje me Banjskën, do të bëhen më të zëshme kërkesat për ekstradimin e Radoijçiçit,  që ligjërisht janë të barabartë, por që për momentin është problem politik,  por edhe si çdo problem, rregullohet”, tha avokati.

Ai bëri të ditur se përveç Millan Radojiçiq, asnjëri nga grupi terrorist që sulmuan Banjskën më 24-shtator në Zveçan, nuk janë hetuar nga Prokuroria e Lartë në Beograd.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit