Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Drenas, të hënën pasdite, ku një person u gjet i vdekur në oborrin e një shtëpie. Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe Policia dhe është bërë e ditur se është iniciuar hetimi.
Bëhet fjalë për një 53-vjeçar, Emin Bajraktari – vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë është tërhequr më pas për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur, për të zbardhur më plotni shkakun dhe rrethanat e tjera.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”