Sunday, October 13, 2024
spot_img

Vdiq në moshë të re infermierit Bujar Vitija

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin e rëndë për humbjen e infermierit Bujar Vitija, i cili vdiq papritmas, në moshë të re.

Ai ishte punëtor i shquar, i zellshëm dhe me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

I ri dhe plot energji, gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte të tjerë, pa e kursyer veten në asnjë moment.

Përkushtimi dhe përkujdesja e tij për pacientët do të mbesin të paharrueshme në kujtimet tona.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve të tij, për këtë humbje dhe zbrazëti të madhe që la pas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit