Sunday, October 13, 2024
spot_img

Piloti i aeroplanit që ra në Brazil ishte 35-vjeçar me 10 vjet përvojë pune

Piloti i aeroplanit që “ra nga qielli” në Brazil është identifikuar si një 35-vjeçar me dhjetë vjet përvojë.

Kapiteni Danilo Santos Romano u emërua sot si viktima e parë e përplasjes së tmerrshme në qytetin Vinhedo, shkruan Daily Mail.

Romano nga Sao Paulo punoi si pilot për më shumë se një dekadë dhe iu bashkua Voepass Airlines në vitin 2022, tregon profili i tij në LinkedIn.

Ai kishte regjistruar më shumë se 4,500 orë fluturimi dhe është përshkruar si “gjithmonë i buzëqeshur” dhe “i gatshëm për të ndihmuar” kolegët.

Captain Danilo Santos Romano was named today as the first victim of the horror crash in the city of Vinhedo, local news has reported

Romano shkroi në përshkrimin e profilit të tij në LinkedIn: “Si kapiten ATR72, unë jam përgjegjës për sigurinë e pasagjerëve, ngarkesave dhe ekuipazhit, si dhe mirëmbajtjen e aftësisë ajrore të avionit, për të ofruar një fluturim të sigurt, efikas dhe ekonomik. Unë jam i apasionuar pas aviacionit dhe i përkushtuar për të ofruar shërbimin më të mirë për klientët dhe partnerët tanë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit