Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Kievi duhet të jetë në të njëjtin nivel, ose në pozitë më të fortë se Rusia për të hyrë në negociatat e paqes.
Ai deklaroi se nuk do të ketë rëndësi se në cilin qytet apo vend zhvillohen bisedimet apo cilët liderë janë të pranishëm, për sa kohë që Ukraina nuk është në një pozitë më të dobët se Moska në fushën e betejës. Zelensky gjithashtu shpërtheu në akuza ndaj Putinit, duke e quajtur atë një vrasës që nuk mund të vendosë kushtet e marrëveshjes.
“Është minimumi, Realisht, ne duhet të jemi më të fortë se ai, por duhet të jemi shumë të fortë, madje në të njëjtin nivel me unitetin e partnerëve. Ata duhet të flasin me ne me një politikë të një zëri. Nëse ne flasim me Putinin, është me një plan – ne nuk mund t’i japim atij mundësinë për të na dhënë një ultimatum. Ai nuk mund të na japë ultimatum sepse është vrasës, terrorist dhe është i vetëm në mendjen time”, u shpreh ai.