spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Shpërthimi në veri, Lista Serbe akuzon një kompani shqiptare për punime në Ibër Lepenc – Zeqiri u kundërpërgjigjet

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka dhënë detaje nga shpërthimi i fuqishëm në veri, ku edhe është dëmtuar kanali i Ibër Lepencit.

Zeqiri ka folur edhe për reagimin e Listës Serbe, e cila e ka dënuar shpërthimin në Varagë të Zubin Potokut, porse ka përmendur punimet e kryera në kanalin e Ibër-Lepencit nga një kompani shqiptare, duke kërkuar hetime të thella rreth kësaj çështjeje.

Zeqiri nuk ka dashur të komentojë pretendimet e Listës Serbe, duke theksuar se pret hetimin e Policisë së Kosovës.

“Unë nuk du të spekuloj. Unë nuk e di kush është kompania. Do të dalin policia me detaje të informative. Këtë informatë e dëgjova tani”, ka thënë Zeqiri.

“Prej informacioneve që i kam nuk e besoj. Unë mendoj që nëse është shpërthim me eksploziv, unë po pres edhe konfirmimin e policisë, por nëse del ajo atëherë është akt terrorist”, ka thënë Zeqiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit