Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë dalë Policia e Kosovës dhe zjarrikësit.
“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe natyrisht që kanali i Ibër-Lepencit rrjedh dy herë më shumë se sa që rrjedh normalisht. Tash ka marrë një formë vërshuese”, ka thënë Zeqiri.
I pyetur se sa mund të zgjasë kjo prishje e kanalit të Ibër Lepencit, Zeqiri ka theksuar se janë disa qytete që rrezikojnë të mbesin pa ujë, varësisht nga shkalla e prishjes së kanalit.
Tutje, Zeqiri ka theksuar se prishja e kanalit mund të ndikojë edhe në ftohjen e turbinave të KEK-ut.
“Të gjitha ekipet janë në terren dhe me siguri do të intervenojnë sa më shpejt. Mirëpo dëmtimi i këtij kanali mund të shkaktojë pasoja të mëdhaja të furnizimit me ujë të të gjitha qyteteve në Mitrovicë, Vushtrri e deri te Obiliq e më tej. Prej këtij uji do të ftohen edhe turbinat e KEK-ut, ka thënë Zeqiri.