spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Shperthimi në kanalin e “Iber Lepencit”, e dënon edhe politikani serb nga Veriu

Partia e Serbëve të Kosovës, që kryesohet nga Aleksandër Jabllanoviqi, ka dënuar ashpër incidentin në Zubin Potokut

Aty është gjuajtur mjet shpërthyes, ku si pasojë edhe është ndalur uji.

“Dënojmë ashpër incidentin e sontëm në vendbanimin Ugljare në komunën e Zubin Potokut nëse është provokuar qëllimisht dhe tendencioz. Një incident që mund të sjellë deri te dështimi i infrastrukturës kritike siç është sistemi elektro-energjetik në Kosovë, na rrezikon të humbim energjinë elektrike për të gjithë qytetarët në këto ditë të ftohta. Shpresojmë që autoritetet të riparojnë dëmet në mënyrë të shpejtë dhe efikase dhe të mos pësojë dëme sistemi. Para çdo akuze të mundshme arbitrare, kërkojmë hetim të gjerë dhe profesional nga Kfori dhe policia e Kosovës”, thuhet në reagim.

Dyshohet se kanalet e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci në veri të vendit dyshohet të jenë sulmuar me dinamitë.

Kryeshefi i kësaj KRU-je, Faruk Mujka, tha se është hedhur dinamit dhe se janë duke provuar që ta sanojnë dëmin.

“Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë. Në momentin kur e gjunë dikush ndonjë dinamit aty, e qëllimshme është ajo, s’ka si të jetë tjetër”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit