Kryetarja e LDK-së në Bayern, Saranda Musliu është takuar me Dr. Davor Ivo Stier, Shefin e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.
Musliu ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të tij dhe të Parlamentit Evropian për Kosovën.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, me Ivo Stier, kanë diskutuar për kontributin që kanë dhënë në njohjen e pavarësisë së Kosovës, mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe fuqizimin e integritetit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Postimi i plotë:
Sot ishte një ditë e veçantë në Parlamentin Evropian, Strasburg, ku pata nderin të zhvilloj një bashkëbisedim të frytshëm me Dr. Davor Ivo Stier, Shefin e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.
Gjatë takimit, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të tij dhe të Parlamentit Evropian për Kosovën. Diskutuam për kontributin që kanë dhënë në njohjen e pavarësisë së Kosovës, mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe fuqizimin e integritetit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Theksova gjithashtu rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të siguruar rezultate pozitive në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.
Poashtu, Dr. Stier nënvizoi rolin e rëndësishëm të Kosovës në Evropë dhe mbështetjen për rrugën tonë të integrimit. U thekesua që Kosova i përket familjes evropiane, por njëkohësisht nënvizuam domosdoshmërinë e një pune të përbashkët dhe të vazhdueshme për arritjen e plotë të këtij qëllimi.
Jam mirënjohës për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të miqve tanë evropianë, që ndihmojnë Kosovën të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar në përmbushëjen e aspiratave evropiane.
🇪🇺🇽🇰