spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Vëllai i Lirdona Ademajt: Ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal është një lehtësim për ne

Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt, ka kërkuar nga prokuroria që të përgatitet sa më shpejt aktakuza për rastin e vrasjes së motrës së tij. Liridona u vra një vit më parë, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, derisa vrasjen dyshohet se e ka porositur bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Leonardi ka thënë se ‘ngritja e një aktakuzë sa më të shpejt dhe dënim maksimal që që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën’.

“Sot po bëhen 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Sidoqoftë, vrasja e Libidonë është një ndër rastet me të rënda qe ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nëne para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që prokuroria duhet të përgatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyre profesionale dhe për këtë ka afat ende në bazë të ligjit. Por ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën”, ka thënë ai në një letër dërguar T7.

Ai thotë se’ vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të 3 duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryesit Naim Murseli, sipas porosisë së tij në mënyrë shumë dinake’,

“Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një person që e njeh se mund ta kryej këtë punë.”.

Ai thotë se Kushtrim Kokalla ia kishte gjetur dorasin Granit Plava si person adekuat për kryerjen e vrasjes së motrës së tij.

“Sipas planifikimit të tyre i kishin kërkuar Granitit të ekzekutonte planin, i cili në natën kritike, sipas koordinimit, Granit Plava e ekzekuton motrën tonë duke e mbajtur shtrëngueshëm për krahu Naimi, në veture ne prezence te dy fëmijëve të mitur. Është e paparamendueshme se si është ndjerë motra ime (e tradhtuar dhe e pambrojtur nga personi që duhet ta mbronte) në atë moment kur vetura i është ndalur me dinakëri kinse si rezultat i një hajni, e ku papritur është shtrënguar për krahu nga vetë burri i saj. Krahas mungesës deri në amshim që do të kemi, kjo është gjëja që edhe ne si familje e edhe fëmijët po e vuajnë më shumë”.

Tutje ai thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët e Liridonës për të cilët thotë se gjenden nën kujdesin social në Suedi.

“Fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin ne veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nenës e tyre në momentin kritik qe vrasja te kryhet sa me lehtë. Falënderojmë të gjithë për ngushëllimet, bashkëndjerjen e dhimbjes dhe solidarizimin me ne si familje dhe rastet e ngjashme në Kosovë, që shpresojmë të mos përsëritën kurrë”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit