spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Pacolli: Kam pasur shumë të dashura, i takoj ende dhe gruaja e di

Politikani dhe biznesmeni nga Kosova, i cili me kompanitë e tij ka përfituar dhe koncesione në Shqipëri, Behgjet Pacolli ka dhënë një intervistë për podkastin e Arbana Osmanit, ku ka zbuluar disa detaje të pathëna më para përsa i përket jetës personale.

Ai tregoi se ka dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore, me dy gra të ndryshme, kur e para ka qenë aksidentale dhe e dyta ka qenë e planifikuar.

“Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak. Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar por e dështuar lidhja”, tha Pacolli, teksa më tej u pyet nga Arbana se sa herë ka qenë i dashuruar në jetën e tij.

Pacolli u përgjigj duke thënë se në jetën e tij ka pasur shumë gra të dashura dhe te secila ka mbetur një derë e hapur.

“Nuk është e lehtë ta them këtë. Nuk t’iu them që kam qenë i virgjër në jetë dhe nuk kam bërë asgjë. Kam pasur jetën time dhe kam pasur ndjenja të dua, edhe femra. Kam pasur mikesha, kam pasur femra shumë të dashura dhe nëse do ta bëja një evidencë unë besoj te secila ka mbetur një nderë hapur, nuk është mbyllur”, tha Pacolli duke theksuar më tej se vijon të komunikojë me ato, madje dhe të

“Unë komunikoj, shihemi. Nuk kam asnjë paragjykim. Dhe gruan time tani që e kam në jetë goxha dinjitoze dhe të mirë, unë e informoj”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit