Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka hedhur akuza ndaj zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili së fundmi në një deklaratë tha se urat si ajo e Ibrit janë “çështje shpërthyese dhe problematike”.
Ai ka pretenduar se këto pretendime të Stanos nuk qëndrojnë, duke shtuar se nga ana e BE-së dhe e ish-qeverive të Kosovës, për vite me radhë kanë shndërruar veriun e vendit në “çerdhe” të krimit të organizuar e të korrupsionit.
Ai tha se nga gjendja e kriminalizuar në veri, vetëm Radoiçiq dhe parterët e tij në biznes e politikë kanë qenë përfitues.
Sipas Bajqinovcit, hapja e Urës do të thotë perspektivë zhvillimore e ekonomike për vet serbet në radhë të parë.
Postimi i plotë:
Pse argumenti i Stanos për Urën e Ibrit si çështje shpërthyese, nuk qëndron? Sepse janë pikërisht politikat e stabilokracisë në dëm të paqes, demokracisë e sovranitetit të shtetit të Kosovës, nga ana e BE-së dhe e ish-qeverive të Kosovës, që për vite me radhë, kanë shndërruar veriun e vendit në qerdhe të krimit të organizuar e të korrupsionit. Nga gjendja e kriminalizuar në veri, veç soji i Radojçiqit dhe partnerëve të tij në biznes e në politikë, kanë qenë përfitues. Humbësit ishin të gjithë të tjerët por më së shumti, vet qytetarët serbë atje. Pra, hapja e Urës do të thotë perseptivë zhvillimore e ekonomike për vet serbet në radhë të parë.