spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Haradinaj: Vjosa Osmani i tha Kosovës që nuk është mirë me pasë Qeverinë Kurti 3

Sipas Ramush Haradinaj, në rast se në pushtet vjen Qeveria Kurti 3, Kosovës i rrezikohet ekzistenca e saj.

Ai tha se me ndryshimin e administratës në Amerikë, “nuk do të ketë askush tolerancë ndaj veprimeve të Kurtit”.

Prandaj, Haradinaj thotë se edhe pse vonë, distancimi i presidentes Vjosa Osmani nga kryeministri Albin Kurti i ka bërë nder Kosovës.

“Unë mendoj që prapë ajo po ia bën një nder Kosovës, sado vonë po ia bën një nder. Nëse ka qenë shkaktare që e kemi Kurtin 2, ajo mendoj që me këtë pozicionim po ja shpjegon Kosovës që s’është mirë me pas Kurtin 3. Nuk është që nuk ka efekt kjo që po bën presidentja. E vonë fatkeqësisht, e pasojat e Kurtit 2 i kemi, mirëpo prap se prap mendoj që për mos me pas Kurtin 3, presidentja ka bërë një veprim të duhur e të drejtë”, tha Haradinaj.

Sipas tij, “Qeveria Kurti 3, do ta rrezikonte ekzistencën e Kosovës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit