spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Nëntori vlerësohet muaj ideal për zgjedhje, analistët pesimistë se ato mbahen para vitit 2025

Partitë politike pritet të zhvillojë të mërkurën (31 korrik) konsultime me presidenten Vjosa Osmani rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Nëntori i këtij viti po cilësohet nga analistët si koha më e përshtatshme, megjithatë ata thonë gjasat janë të vogla që kjo të ndodhë.

Ftesës së presidentes për t’u konsultuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare, tanimë partitë politike i janë përgjigjur.

Takimi do të mbahet në ditët e para të afatit kushtetues për konsultime, dhe sipas analistëve, mbajtja e diskutimeve kaq herët, bëhet për një arsye.

“Është herët duke parë afatin kushtetues të zgjedhjeve të rregullta por sa kemi informata, pushteti është i interesuar që në nëntor të ketë zgjedhje. Krahasuar me synimet që praktikisht i kanë, është kohë e duhur por jo për opozitën. LDK e AAK konsiderojnë se duhet në afat të rregullt, diku nga 10-shkurti 2025”, ka thënë Arbnor Sadiku – analist.

Megjithatë, Sadiku nuk është optimist që ky vit do mbyllet me zgjedhje.

“Kjo mund të ndodhë nëse VV dëshiron ta humbasë shumicën që e ka aktualisht në Kuvend, në të kundërtën, gjasat janë të vogla të kemi zgjedhje sepse AAK e LDK janë të betonuara që të ndiqet afati kushtetues. Ndoshta e e vetmja është PDK-ja që i konvenon zgjedhjet e shpejta…”, ka thënë Sadiku.

Njësoj si Sadiku shprehet edhe analisti tjetër, Fidan Ukaj.

“Mundësia e parë është dorëheqja e Kurtit dhe e dyta, sigurimi i 2/3 të votave të Kuvendit. Mendoj se nëntori do ishte koha ideale për zgjedhje. Pamë përpjekje me PDK-në, mirëpo nuk iu përgjigjen të tjera parti. Kjo ka qenë tendencë me marrë primatin nga ana e PDK-së. Mendoj se kur jemi afër zgjedhjeve të rregullta, për hir të kushteve klimatike e logjistike, edhe për hir të daljes sa ma të madhe në zgjedhje, paritë do duheshin të gjenin dakordim dhe në nëntor të kishim zgjidhje”, ka thënë Fidan Ukaj, Analist.

Televizioni ka pyetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nëse ka nisur përgatitjet. KQZ-ja ka thënë se këtë e ka bërë qysh nga janari.

“Duke qenë të vetëdijshëm se ky është një vit zgjedhor, që nga fillimi i këtij viti, KQZ e ka përgatit punën në parapërgatitjen e shumë çështjeve që lidhen me detyrimet ligjore të KQZ-së. Në këtë drejtim është edhe softueri i KQZ-së, zhvillimi i të cilit është në përfundim e sipër dhe është mundësuar me ndihmën e OSBE-së”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Elezi ka deklaruar se ky softuer do të ofrojë shërbime online për kërkimin e qendrave të votimit, aplikimin e votuesve me nevoja të veçanta, përditësimin e partive politike dhe të tjera.

Takimi në zyrën e Presidentes rreth datës së zgjedhjeve do të mbahet të mërkurën. /Dukagjini/

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit