spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Me thika e bomba, ja si planifikonte i dyshuari shqiptar dhe shoku i tij të sulmonin fansat e Taylor Swift

Tre nga turet e këngëtares amerikane Taylor Swift në Austri, biletat e të cilëve ishin shitur, u anuluan pasi dy të dyshuar u kapën teksa planifikonin të përdornin thika dhe eksploziv artizanal rreth stadiumit ku do të mbahej koncerti.

Autoritetet publikuan një foto të të dyshuarit kryesor në rrjetet sociale.

Ai shfaqej i veshur me një bluzë me stemën e ISIS. 19-vjeçari me shtetësi austriake, por me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ishte radikalizuar në internet dhe shprehte besnikëri ndaj grupit.

Autoritetet thanë se ai kishte pranuar se donte të kryente një sulm në shkallë të gjerë jashtë stadiumit dhe se kishte filluar të përgatiste planin në korrik.

“I dyshuari, mbështetës i Shtetit Islamik, e ka treguar qartë mentalitetin e tij online. Ai ndiqte shumë mesazhe propagande dhe kishte lexuar mbi materialet që duheshin për të ndërtuar bombat.” –tha drejtori i shërbimit austriak të sigurisë, Omar Haijawi-Pirchner.

I dyshuari i dytë, një 17-vjeçar austriak, u arrestua në afërsi të stadiumit dhe ishte punësuar pak ditë më parë nga një kompani për mirëmbajtjen e stadiumit.

Organizatorët e koncertit deklaruan se prisnin që në kompleks të mblidheshin 65 mijë fansa dhe 30 mijë jashtë tij.

Vetë Taylor Swift nuk ka reaguar ende lidhur me rastin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit