Kryedemokrati Sali Berisha, përveçse ka uruar 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, po ashtu ka thënë se nëse Ismail Qemali do të zgjohesj sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria.
Këto komente ai bëri në një konferencë për media, ku tha se Shqipëria sot është shumë vite larg nga ajo e para 112 viteve.
“Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë. Shqipëria është vite e vite drite larg. Por në qoftëse në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme.
Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë. Përzunë nga vendi babain e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve. Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij“, ka thënë Berisha.