spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Limaj i uron shqiptarët: Urime festa e shenjtë e kombit tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, “festën e shenjtë të kombit”, siç e quajti.

Ish-komandanti i UÇK-së publikoi një video kur gjatë luftës e bënin betimin e ushtarit, ndërsa shkroi se kjo festë “simbolizon tri ngjarje me rëndësi jetike për ekzistencën e qenies tonë në liri”.

“28 Nëntori i Krujës së Skënderbeut, kur u vunë themelet e para të rrugës së cilës kombi ynë do ta ndiqte përjetësisht. Nëntori i dytë, kur në Vlorën historike u ringrit flamuri për të shpallur shtetin nga Ismail Qemali. Dhe përfundimisht, me Nëntorin e tretë, i cili personifikohet me komandantin tonë legjendar Adem Jashari, i cili jo vetëm se pati ditëlindjen me këtë datë, por edhe shpalli veprën e tij më 28 Nëntorin e vitit 1997, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar faqet më të arta të historisë moderne”, shkroi Limaj.

“Lavdi dëshmorëve të kombit! Rroftë kombi shqiptar!”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit