Në studion e ‘Politikos’ është diskutuar vendimi i fundit i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se ka nisur procesin drejt hapjes së një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se vendimi duhet pare në kontekstin se sa është i rëndësishëm në interesin kombëtar të Kosovës.
Sipas tij, një vendimi i tillë është një kontribut për shmangien e luftës.
“Ky vendimi për qëllime elektorale apo çfarë do me genjy popullin është problem i tij se nuk është i vetmi se krejt po përpiqen me gënjy në një formë ose tjetër. Për mua është e rëndësishme a është në interes kombëtar të Kosovës apo nuk është në interes”, ka thënë Spahiu.
Por megjithatë, ndaj një deklarate të tillë ka reaguar gazetari, Halil Matoshi.
“Pse more Nexh po mashtron? Po çfarë kontributi po kjo s’ka me u ba kurrë. Kem me dale unë edhe ti, sot e katër vjet e pesë vjet, nëse bahet qikjo në Kosovë sepse çdo gjë që bëhet në segmentin e mbrojtjes duhet me u ba sipas standardeve dhe licencave të NATO-s. Kush ta jep ty licencën dhe teknologjinë me prodhu kësi sene?”, ka thënë Matoshi.